Aktualitet

Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë

Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.

Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.

“16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

#Shqipëria #vite #në #NATO #reagojnë #Begaj #Hasani #Shqipëria #dëshmuar #është #anëtare #denjë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button