“Po na vjen sherifi, bujrum”- Rama ironizon LaCivitan e Berishës: Turistë që marrin para!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar mëngjesin e sotëm me serinë e diskutimeve “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale, ku bashkëbisedon me qytetarët.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar opozitën dhe strategun e Partisë Demokratike, amerikanin Chris LaCivita, të cilin e cilësoi si turist që vijnë në Shqipëri për të marrë para.
Rama vijoi edhe më tej duke thënë se mënyra sesi ata i marrin paratë është e diskutueshme, shkruan A2 CNN.
“Nuk është muhabet, nuk është mubabet kënete që hajd po mblidhemi dhe po bëjmë një program dhe po marrim dhe sherifin. Po na vjen edhe sherifi. Këta turista janë të gjithë të mirëpritur të vinë, por këta turista që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash. Megjithatë le të vijnë. Bujrum të vijnë”, tha mes të tjerash Rama.
#vjen #sherifi #bujrum #Rama #ironizon #LaCivitan #Berishës #Turistë #që #marrin #para
Java News