“Pse na i more edhe ata të FRPD?”- Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk u bënë socialistë…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar mëngjesin e sotëm me serinë e diskutimeve “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale, ku bashkëbisedon me qytetarët.
Teksa ishte duke folur, Rama lexoi një pyetje të një komentuesi, i cili i drejtohej kryeministrit duke i kërkuar llogari se përse ky i fundit i mori PD-së edhe të rinjtë e FRPD-së, pas një foto që kryetari i PS publikoi me një grup të rinjsh nga Vlora.
Rama iu përgjigj komentuesit duke i thënë se ata që ai takoi nuk u bënë socialistë, por sipas tij, ata janë pozicionuar për të dhënë mesazhin e tyre se nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete.
Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë”, tha mes të tjerash Rama.
#Pse #edhe #ata #të #FRPD #Rama #përgjigjet #komentuesit #Nuk #bënë #socialistë
Java News