Aktualitet
“Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thotë Shekerinska pas takimit me Sorensenin

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka pritur të hënën në takim emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Detaje rreth takimit, numri dy i NATO-s ka dhënë me anë të një postimi në X.
“Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Sorensen qëndroi në NATO pas vizitave të para që zhvilloi në Kosovë dhe Serbi ku foli për procesin e dialogut.
#Bashkëpunimi #NATOBE #kyç #për #stabilitetin #në #Ballkanin #Perëndimor #thotë #Shekerinska #pas #takimit #Sorensenin
gazetablic.com