Aktualitet

“Si e latë ekonominë në 2013-ën?”/ Pullazi, sherr me Zhulalin dhe Xhixhon: Dil nga flluska, keni 12 vite që…

Gara më e fortë në zgjedhjet e 11 majit mbetet Tirana, ku krahas listave të PS e PD me ministra, ish-ministra dhe senatorë në lidershipet e partive të rinjtë jo vetëm në moshë por edhe në ambicie për të qenë në parlament mbetet pjesa më interesante e këtyre zgjedhjeve.

Në “Top Story”, kandidati socialist, Florian Pullazi, pati një “përplasje” me kandidatet e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilda Zhulali dhe Erisa Xhixhon.

Ilda Zhulali: A e di sa ka rënë prodhimi bujqësor në Shqipëri?

Florian Pullazi: Si e latë në 2013? Jeni po ata njerëz që latë një ekonomi të dështuar në 2013-ën. Investimet në turizëm, në infrastrukturë do të bëjnë të mundur që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre. Po bëhet puna që të vijnë ata shqiptarë, që kanë emigruar. Nuk mund ta përdorësh që të bësh politikë.

Ilda Zhulali: Dil nga flluska. 12 vjet dhe keni ngelur në vend në procesin e anëtarësimin e integrimit të BE-së. A e di që t’u shtynë prapë negociatat? Do japësh llogari për qeverisjen tënde.

Florian Pullazi: Llogari kemi dhënë dhe qytetari ka votuar.

Erisa Xhixho: E blejnë dot apartamentin qytetarët sot? Të rinjtë blejnë dot një apartament në Tiranë? Kush i ndërton kullat?

Florian Pullazi: Ilir Meta, model i korrupsionit në Shqipëri.

Erisa Xhixho: Mos fol për Ilir Metën se nuk të takon. Keni sulmuar gjithë jetën Ilir Metën.

Florian Pullazi: Është në burg sot për korrupsion.

Erisa Xhixho: Zero akuza për korrupsion.

#latë #ekonominë #në #2013ën #Pullazi #sherr #Zhulalin #dhe #Xhixhon #Dil #nga #flluska #keni #vite #që
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button