Aktualitet

“Mua më takonte të isha në listë të hapur”, Majko: Jemi në situatë delikate

Pandeli Majko, i ftuar në studion e “Debat” me Alba Alishanin, në A2 CNN, shpjegoi pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.

“Nëse do isha në listë të mbyllur, pyetja që do të më drejtohej do ishte: Po lini këta të rinjtë që të mbledhin vota për Partinë Socialiste? Mua personalisht më takonte që të isha në listën e hapur. Këto nuk janë zgjedhje të lehta. Situata nuk është kaq rozë, mendoj se është situatë nga më delikatet, për shkak të një distance të rritur midis politikës dhe publikut”, tha Majko.

“Në 1992, edhe unë nuk kisha ndonjë dallim të madh nga këta të rinjtë që janë sot. E rëndësishme është që politika të ofron shansin, të ofron protagonizmin dhe nëse nuk e mban atë protagonizëm duhet të hapësh krahun për tjetrin”, shtoi Pandeli Majko.

#Mua #më #takonte #të #isha #në #listë #të #hapur #Majko #Jemi #në #situatë #delikate
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button