Aktualitet

Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë u falën në ‘Sheshin Skënderbej’! Kreu i KMSH: Qoftë burim dashurie dhe uniteti!

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot (30 mars) Fitër Bajramin.

Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Ceremonia nisi në 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00.

Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë.

“Le të jetë Fitër Bajrami një moment vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Qoftë kjo festë burim mirësie, dashurie dhe uniteti për të gjithë,” u shpreh ai.

Presidenti Bajram Begaj e cilësoi Bajramin si “festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe shpresës në mëshirën e Zotit”.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama falënderoi besimtarët për përkushtimin e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që “Zoti t’ju pranoftë lutjet dhe t’ju shpërblejë për sakrificat”.

#Kremtohet #Fitër #Bajrami #mijëra #besimtarë #falën #në #Sheshin #Skënderbej #Kreu #KMSH #Qoftë #burim #dashurie #dhe #uniteti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button