Video/ Ish-lojtari i Liverpool Lambert humb mendjen, flet me një gotë uji: “Më përgjigjet”

Jeta si një ish-futbollist nuk është aq e lehtë sa duket. Është e vërtetë që mund të kesh shumë para dhe kohë të lirë, por do të mungojë gjithmonë nostalgjia e ritmeve të një futbollisti aktiv, udhëtimet, adrenalina, mbështetja e tifozëve. E kështu jo të gjithë ish-ët e shijojnë tërheqjen. Ka edhe nga ata që humbasin mendjen dhe fillojnë të ecin në shtigje të çuditshme si ish-lojtari i Liverpool Rickie Lambert.
Rickie Lambert është një ish-sulmues që luajti në Premier League dhe në kombëtaren angleze. Me Tre luanët ai grumbulloi 11 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe mori pjesë në Kupën e Botës 2010. Në nivel klubi ai shpërtheu me fanellën e Southampton. Në dy sezone ai realizoi shumë gola që e lejuan të zbarkonte te Liverpool, ekipi i tij i preferuar. Me Reds, ai nuk performoi siç duhej dhe aventura e tij zgjati vetëm një vit. Më pas, futbollisti ka veshur fanellat e skuadrave të vogla përpara se të tërhiqej. Tani ai është kthyer në qendër të vëmendjes. Faji i një video që po i bën tifozët të shqetësohen për teorinë e tij të çuditshme.
Ish-sulmuesi po i shqetëson tifozët me një video që ai vetë ka publikuar. Në të Lambert shihet duke folur dhe duke pohuar se mund të bisedohet me ujin: “Duke folur pozitivisht me një gotë me ujë dhe më pas duke e ngrirë, dallohet se janë krijuar kristalet. Në vend të kësaj në gotën e ujit me të cilën u fol negativisht dhe më pas u ngri, u gjetën vrima dhe errësirë. Uji përgjigjet kur ju tregoni mirënjohje për vetë ujin.” Një teori e çuditshme që nuk bind askënd.
Rickie Lambert believes if you speak positively to water it will turn into crystals and if you speak negatively to it it turns black. pic.twitter.com/ZD9RbgN0Ra
— Shakes (@ShakesyGG) July 16, 2023
#Video #Ishlojtari #Liverpool #Lambert #humb #mendjen #flet #një #gotë #uji #Më #përgjigjet
Lapsi