Aktualitet

23 qytete me kod të kuq në Itali/ Roma vendos rekord, Siçilia shënon 47gradë

Vala e të nxehtit po intensifikohet në të gjithë Italinë dhe qytetet e shënuara me pikën e kuqe nga Ministria e Shëndetësisë shkojnë në 23 , çka tregon nivelin maksimal të rrezikut për popullsinë .

Në Romë të martën u shënua një rekord, me termometrin mbi 42 gradë (nuk kishte ndodhur kurrë më parë), në Siçili arrin kulmin prej 47 gradë, Sardenja shënon 46.

Sipas OKB-së, “bota duhet të përgatitet për t’u përballur me valët gjithnjë e më shumë me nxehtësi intensive. Ministrja Schillaci njofton aktivizimin e numrit të urgjencës 1500: ai do të funksionojë nga ora 14:00 sot, për të gjitha rastet urgjente që lidhen me temperaturat e larta.


Ndërkohë që mediat italiane raportojnë dhe për një pik të ri të konsumit të energjisë elektrike pasdite: në orën 16.30 u arrit 58.67 GW, nivel ky që përfaqëson rekordin vjetor.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Terna, për pjesën e parë të pasdites konsumi ka mbetur mbi 58 GW, duke iu afruar nivelit më të lartë historik prej 60.5 GW në korrik 2015.

#qytete #kod #të #kuq #në #Itali #Roma #vendos #rekord #Siçilia #shënon #47gradë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button