Aktualitet

Zv/presidenti amerikan Vance zbut tonet me Groenlandën: Nuk do ketë nevojë për forca ushtarake!

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha të premten se ai nuk parashikon që të ketë nevojë për forcë ushtarake në Groenlandë ndërsa viziton territorin gjysmëautonom danez me zyrtarë të tjerë të administratës Trump.

“Ne nuk mendojmë se forca ushtarake do të jetë ndonjëherë e nevojshme. Ne mendojmë se kjo ka kuptim dhe për shkak se ne mendojmë se njerëzit e Groenlandës janë racionalë dhe të mirë, ne mendojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje të stilit të Donald Trump për të garantuar sigurinë e këtij territori, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u tha Vance gazetarëve nga një bazë amerikane në Grenlandë.

Më herët, zëvëndëspresidenti përsëriti interesin e SHBA-së për Grenlandën, duke thënë se ajo është e nevojshme për “sigurinë e popullit amerikan”.

“Ajo që ka thënë presidenti është se ne duhet të kemi më shumë një pozicion në Groenlandë. Ne kemi nevojë për të, përsëri, për sigurinë e popullit amerikan. Dhe ajo që ne mendojmë se do të ndodhë është që Groenlandezët do të zgjedhin, nëpërmjet vetëvendosjes, të bëhen të pavarur nga Danimarka, dhe më pas ne do të kemi biseda me popullin e Groenlandës “, tha Vance.

#Zvpresidenti #amerikan #Vance #zbut #tonet #Groenlandën #Nuk #ketë #nevojë #për #forca #ushtarake
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button