“Në listën e Berishës shumë kandidatë janë të Sorosit”, Gjuzi parashikon fitore “madhështore”, mesazhe “të koduara” Ramës e Bashës: Ja pse i kanë qejf videot

Në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së së Sali Berishës ka shumë emra që janë të Soros dhe për këtë është informuar edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Kështu u shpreh sot në “Studio Live’ të Report Tv, kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, teksa shtoi se rotacioni më 11 maj do ndodhte dhe pavarësisht listës Berisha do fitonte.
I ftuari tjetër në Skype nga Italia, ishte ish-deputeti ‘kaubojs’ Eduart Ndocaj, aktualisht kandidat i Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës për qarkun e Lezhës, i cili apeloi që SPAK të hetonte krimet e Berishës që nga ngjarja e 2 prillit në Shkodër dhe deri te aksidenti misterioz i Sokol Olldashit.
I pyetur nga moderatori Arbër Hitaj për zhvillimet e fundit politike dhe ngacmimet ironike të kryeministrit Edi Rama, Gjuzi tha:
“Të them unë që Rama nuk di të ngasë makinën, prapë është e ditur. Në dy raste që deshëm t’ia mësonim atij në qendër të Tiranës, nuk pranoi. Se kemi luajtur edhe basketboll me të. Në Fushë-Elbasan po bën pistë për Formula 1, ka shumë familje Gjuzi atje. Një njeri që nuk i jep makinës bën pistë për makina, është gjë e emirë që bën pistë atje. I them Ramës që të bëhet njëherë Jezu Krisht, e ka shansin për t’u bërë, me këtë rast uroj edhe besimtarët myslimanë për Bajramin. Unë mendoj se Rama ka nevojë për një vakancë, Ali Baba me 44 hajdutë t’i them unë atij, janë pak, se i ka 44 të akuzuar. Derr me këmbët e veta, në SPAK, jo thotë i morën telefonin për të riparuar.
Unë kam marrë vaporin me 13 mijë emigrantë, e kam çuar në Brindisi nga Vlora, ai thotë të dalë unë në det të hapur! Nuk kam nevojë të dal në det të hapur, pastaj unë dola në Parlament hapur”, i përgjigjet Gjuzi live nga Report Tv kryeministrit Rama.
Kurse për kreun e Koalicionit Euroatlantik dhe pyetjes pse u largua nga aleanca me Lulzim Bashën, Gjuzi, i cili nuk është kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, tha:
“Basha bëri një tryezë dhe pastaj e harroi telefonin e Gjuzit. Të gjithë e mbajnë mend telefonin e papërgjueshëm të Gjuzit, ata që kanë Enchrochat e dinë, ku ka telefon të papërgjueshëm, hë Ramë, Sateliti 1, Sateliti 2 (ironizon kryeministrin). Ne duam zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme. Doli lajmi se salla në Greqi është paguar nga ambasada, nëse s’është e sigurt kërkoj falje. Basha 23 parti politike i kishte në tavolinë dhe nuk i afroi, nuk i mori dhe i ikën të gjithë. Doktori të kthen mesazh, të merr në telefon”.
Kurse për video-postimet virtuale dhe ‘dissing’ Rama-Basha dha koment të koduar.
“Edhe Basha dhe Rama kanë nga një video që s’duhet t’u dalë video, ndaj i kanë qejf videot”, u shpreh ai.
Gjuzi kujtoi se arrestimet e bujshme i kishte parathënë pa ndodhur, teksa kërkoi që Rama të largohet vetë. Teksa parashikon të paktën një fitore me 71 mandate të “Shqipërisë Madhështore”, ai vë theksin edhe tek prezenca e shumë emrave të Soros në listën e Berishës, për të cilët është shumë kritik.
“Ilir Meta është prapa hekurave, e kam thënë që nga Elbasani dhe në seancë, jep dorëheqjen i kam thënë. Edhe Veliajt i kam thënë, më vjen keq për mënyrën si është bërë, se isha kundër burgosjes, i kanë hequr edhe telefonin. Kurse Basha nuk hap telefonin, ai shmanget, i kam thënë, por kur s’merr në telefon. Në listën e Berishës ka persona të Sorosit, e ka marrë vesh edhe presidenti Donald Trump, ai që ishte prezent tha se ka pësuar një alergji të rëndë Trump. Doktor Berisha në dy raste më ka shpëtuar jetën. 77 mandate doktori i merr, por ka emra të Sorosit brenda. Por synojmë të paktën 71 mandate. I them Ramës që të ushtrojë tranzicionin e qeverisjes, t’i thotë Begajt të ushtrojë të drejtën e faljes, që të mos shkojë në SPAK”, tha Gjuzi mes të tjerash në ‘Studio Live’.
#Në #listën #Berishës #shumë #kandidatë #janë #të #Sorosit #Gjuzi #parashikon #fitore #madhështore #mesazhe #të #koduara #Ramës #Bashës #pse #kanë #qejf #videot
Java News