Aktualitet

Rrjedhja e gazit rrezikon një familje në Berat, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Qoshkë” të fshatit Lapardha në Berat, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Kadri Mançe, kur familjarët kanë pikasur flakët dhe kanë reaguar menjëherë, duke njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy grupe të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë punuar me intensitet për të lokalizuar flakët dhe për të shuar zjarrit.

Për fat të mirë, pas një ndërhyrjeje të shpejtë dhe profesionale, zjarrfikësit arritën të parandalonin përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës.

Si pasojë e zjarrit, dhoma e gatimit e banesës së Kadri Mançes është shkrumbuar plotësisht, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është shuar pa shkaktuar dëme të tjera materiale. Autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri të mundshëm.

#Rrjedhja #gazit #rrezikon #një #familje #në #Berat #detajet #para
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button