Miratohen kontrolle në banesën e motrave Gjovana e Alda Nikolli: Lidhje me vrasësit me pagesë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) la lëshuar urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Giovana dhe Alda Nikolli.
Kujtojmë që motrave Nikolli, të cilat kanë lidhje me personazhe të botës së krimit, iu vendos tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, ku humbi jetën tragjikisht komshiu i tyre, 29-vjeçari Enea Themollari.
Giovana Nikolli është e dashura e vrasësit me pagesë Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani (po ashtu i kthyer në të penduar të drejtësisë), teksa ky i fundit ndodhej në qeli.
#Miratohen #kontrolle #në #banesën #motrave #Gjovana #Alda #Nikolli #Lidhje #vrasësit #pagesë
Java News