Tech

31-vjeçarja nën efektin e drogës merr para 3 makina të parkuara te “Mine Peza”

Protagoniste e një aksidenti në zonën e njohur si “Mine Peza” në kryeqytet është bërë një vajzë 31-vjeçare, e cila drejtonte mjetin nën efektin e drogës.

Policia në një njoftim për ngjarjen sqaron se e reja po ashtu drejtonte mjetin në sensin e kundër të rrugës dhe ka përplasur 3 mjete të parkuara.

Më pas, drejtuesja e mjetit me iniciale A.O. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen me iniciale A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#31vjeçarja #nën #efektin #drogës #merr #para #makina #të #parkuara #Peza

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button