Aktualitet

Shqipëria me lëndët e saj të para kritike dhe strategjike, si potencial minerar që duhet konsideruar nga BE

Prof. Dr. Sokol Mati*

* Këshilltar i Bordit të Drejtorëve – Beralb ShA,

* Pedagog, Universiteti Politeknik i Tiranes, Fakulteti i Gjeollogjisë dhe Minierave.

 SHQIPERIA DHE POLITIKAT EUROPIANE PER MINERALET KRITIKE (CRM DHE SRM)

Situata aktuale dhe zhvillimi përspektiv në aktivitetin minerar, tregu dhe kërkesat për minerale, sidomos të atyre kritike apo strategjike kërkojnë domosdoshmërisht nje aplikim rigoroz të legjislacionit të miratuar dhe një strategji afatgjatë të përshtatur me reformat politike e institucionale që realizohen në vend në kuadër të prioriteteve strategjike, si turizmi, energjitika, integrimi europian për ta parë industrinë minerare jo thjesht si dëmtuese të mjedisit, por si mbështetje për zhvillim dhe ndihmesë e madhe në zgjidhjen e shumë problematikave, që lidhen me punësimin e aspekte të tjera sociale të rajoneve minerare duke garantuar një mjedis minerar të pastër e të qëndrueshëm. Përmirësimet në strukturat institucionale të shërbimit minerar dhe bazën legale e rregullatore të këtij aktiviteti duhet te krijojnë mundësi per shfrytezim racional te potencialit tone minerar nepermjet  aplikimit korrekt të ligjit, dhe një vizion të qartë për misionin që ka kjo industri në ekonominë shqiptare me moton ”Minerale dhe Energji për një zhvillim të qëndrueshëm”.

Bashkimi Europian ne vleresimin e lendeve te para jo-energjitike, si lende te para kritike apo lende te para strategjike ne Raportin final te vitit 2023, (Study on the Critical Raw Materials for the EU-2023-Final Report),  i pergatitur ne kuader te punes per nje nga tre shtyllat e strategjise se lendeve te para  kritike te nisur ne nentor 2008, (COM [2008] 699 “The raw materials initiative — meeting our critical needs for growth and jobs in Europe”), ka shtuar  dhe metalet baker e nikel.

Lista me 34 mineralet te propozuara si lista e lendeve te para kritike (CRM) per vitin 2023 per Bashkimin Europian. Lista me 34 mineralet te propozuara si lista e lendeve te para strategjike (SRM) per vitin 2023 per Bashkimin Europian.
2023 Lendet e para kritike (shtesat ne kete liste me font italik)
aluminium/bauxite coking coal lithium phosphorus
antimony feldspar LREE scandium
arsenic fluorspar magnesium silicon metal
baryte gallium manganese strontium
beryllium germanium natural graphite tantalum
bismuth hafnium niobium titanium metal
boron/borate helium PGM tungsten
cobalt HREE phosphate rock vanadium
    copper*(bakri) nickel*(nikeli)
2023 Lendet e para strategjike (shtesat ne kete liste me font italik)
aluminium/bauxite coking coal lithium phosphorus
antimony feldspar LREE scandium
arsenic fluorspar magnesium silicon metal
baryte gallium manganese strontium
beryllium germanium natural graphite tantalum
bismuth hafnium niobium titanium metal
boron/borate helium PGM tungsten
cobalt HREE phosphate rock vanadium
    copper*(bakri) nickel*(nikeli)

BE per të diversifikuar burimet e furnizimit, garantuar sigurimin e lëndëve të para jo-energjetike për zinxhirët e vlerës industriale të BE-së po ecen me nje strategji aktive duke vleresuar krahas riciklimit, të marrë lëndë të para primare nga BE-ja dhe vendet e treta qe aspirojne të jene ne BE, duke rritur furnizimin e lëndëve të para dytësore përmes efikasitetit dhe qarkullimit të burimeve dhe gjetjen e alternativave ndaj lëndëve të para kritike.

Strategjia e BE per CRM dhe SRM i vlereson lëndët e para thelbësore për transformimin e gjelbër dhe dixhital të Evropës dhe kerkon ti transformoje ato në një forcë strategjike për Evropën duke zvogëluar varësinë e furnizmit, diversifikuar ofertën dhe burimet e furnizimit, me rritjen e minierave brenda BE, investimit në inovacionin në miniera (miniera plotësisht të dixhitalizuara dhe të automatizuara, të cilat do të përmirësojnë efikasitetin, sigurine, do të minimizojnë ndikimin mjedisor dhe do të rrisin pranimin shoqëror të minierave), ne arsimim (zhvillimi i talenteve dhe rritjen e pjesëmarrjes se  fuqisë punëtore evropiane të lëndëve të para, të kualifikuar në miniera të qëndrueshme, shkencën e materialeve dhe teknologjitë e riciklimit), ne zgjerimin e kapacitetit përpunues të mineraleve e materialeve dhe riciklimin qe të nxisë rritjen ekonomike dhe reduktojë ndjeshëm ndikimet mjedisore, duke ndërtuar themelet për një Evropë të qëndrueshme, konkurruese dhe të pavarur. Situata aktuale dhe zhvillimi përspektiv në aktivitetin minerar global, tregu dhe kërkesat për minerale, sidomos të atyre kritike apo strategjike në BE, vendndodhja gjeografike e vendburimeve minerale, do të ushtrojnë presion mbi furnizimin e Evropës me minerale sidomos per lendet e para metalike.

Pare ne ketë kuader duhet, qe strategjia dhe politikat tona minerare te jene ne linje me keto prioritete, si ne aspektet e riciklimit, inovacionit, rritjes se kapaciteteve profesionale por infrastrukturore te institucioneve minerare.

Duke vleresuar potencialin tone minerar dhe mundesite nga ky ndryshim i strategjise se BE, veprimtarite minerare duhet të drejtohen në rritjen e prodhimit të mineraleve (vecanrisht per CRM dhe SRM), nepermjet nje shfrytëzimi racional, ekologjik duke rritur përpunimin e tyre në vend per produkte të gatshme për industritë e ndryshme të makinave, aeronautikës, kimike, etj.

Ne ketë kuader potenciali yne minerar mund të jetë ndihmes ne ketë periudhe negocimi me BE (negocimi i  disa kapitujve si kapitujt 8: Politika e Konkurrencës; 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale; 25: Shkenca dhe Kërkimi; 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimaterike), pasi siguria  e furnizimit me lëndë të para minerale kritike është një parakusht për një rritje të qëndrueshme.

Shqiperia me resurset e saj minerale ka shume mundesi per të bere të rendesishem kontributin e saj per lende te para tashme, qe ne listat e CRM dhe SRM jane  shtuar dhe metalet baker e nikel dhe te jete konkuruese me produkte minerare perfundimtare te ketyre metaleve ne tregjet minerare europiane. Kjo do ti jepte vlere të shtuar burimeve tona minerale dhe do të shkonte ne drejtim të nje shfrytëzimi racional të tyre,  inkurajimit  të rritjes së prodhimit dhe perpunimit të xeheroreve metalore, përmirësimit të klimës për investime të huaja, lehtësimit të barrierave administrative, promovimit  dhe mbeshtetjes të bizneseve me vlerë të shtuar jo pengimin e tyre, duke  ruajtur  profesionalizmin dhe rritur transparencën per nje impakt të shtuar ne ekonomi.

Ky orientim i ri ne politikat e BE karshi qasjes per lendet e para kritike na jep mundesi ne vendeve të Ballkanit me nje potencial të vleresuar me vendburime te vogla deri të nivelit të mesem sidomos per bakrin e nikelin, që  të orientojme politikat tona minerare  per te qene koherente me politikat evropiane për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar, me qëllim të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm e të harmonizuar dhe fitim maksimal të shtetasve shqiptarë.

Ne aspektin e lendeve të para kritike puna jone gjykoj qe duhet të orientohet ne disa drejtime qe lidhen me:

  • mineralet të cilet perfshihen ne ketë listë per të cilet Shqiperia ka nje informacion gjeologjik të reduktuar ose thene me mire jo të plotë dhe të pavleresuar si nga ana gjeollogjike por dhe e rezervave, (si Litiumi, LREE, PGM, etj), ndaj kerkohet ofrim i veprimtarive të kerkim-zbulimit sipas principit “I pari ne kohe I pari ne të drejta”, pjese e legjislacionit minerar pak ose aspak i aplikuar per të eliminuar procedurat burokratike të lejedhenjes apo konkurimit mbi objekte kerkimi pothuaj pa informacion gjeollogjik.
  • disa minerale të tjere pjese të kesaj liste, (si titano-magnetitet, boksidet, vanad, feldshpati, fluorite, mangani, fosforite, etj) per të cilet ka informacion gjeollogjik dhe vleresim të rezervave qoftë dhe sipas standarteve A, B, C1 dhe C2, të realizohet nje rivleresim i rezervave bazuar në sistemet e klasifikimit nderkombetar të rezervave, qe të mund të promovohen, të ketë mundesi të tërhiqen investime si ne drejtim të nxjerrjes se tyre por me teper ne drejtim të perpunimit të tyre me metoda të reja inovative.
  • mineralet si bakri e nikeli ku mund të thuhet se informacioni gjeollogjik apo dhe ai i vleresimit të rezervave ka qene shume me i madh dhe i plotë, puna duhet të orientohet ne perdorimin e metodave inovative ne proceset e perpunimit, riciklimin e mbetjeve minerare, pa lene menjane rivlersim sipas standarteve nderkombëtare të rezervave per te krijuar hapesira dhe iniciuar dialogun e partneriteteve strategjike të BE-së.
  • nje bashkepunim me BE per përfshirje në studime gjeologjike kombëtare dhe rajonale, pjesemarrje aktive ne institucionet euopiane të sektorit minerar për të përmirësuar bazën e njohurive të depozitave minerale, lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe shpërndarjen e të dhënave per rajonin tone dhe me gjere me gjithe BE, ndërtimin e rritjen e kapaciteteve intelektuale por dhe të infrastruktures studimore, përmirësimin e ndërveprimit, shkëmbimin e praktikave më të mira.

MINERALET E BAKRIT DHE NIKELIT NE BALLKAN DHE SHQIPERI

Te dy keta minerale kane rezerva qe konsiderohet deri te nivelit te mesem ne rajonin e ballkanit.

Rezervat e nikelit  per gjithe Ballkanin vleresohen  me 9,596 milion ton metal nikel rezerva gjeollogjike dhe perbejne 1.63% te rezervave boterore te ketij metali.

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si, sipas rajoneve ne Ballkan

Shtetet Vendosja e objekteve minerare Sasia e rezervave gjeollogjike te xeheroreve te nikelit

(ne milion ton)

Permbajtja e Nikelit

(% Ni)

Sasia e Nikelit  metal

( ne milion ton metal)

Shqiperia Objektet ne Jug lindje (Bitincke, Kokogllave, Strana, Kapshtica, etj); zonen Qendrore (Librazhd-Pogradec); zonen verilindore (Has-Kukes-Lure) 311,70 1,06% 3,30
Greqia Objektet ne Kastoria, Agios Ioannis, Evia 280,60 1,16% 3,25
Maqedonia e Veriut Objektet ne Ržanovo, Takovo, Rakle 230,00 0,48% 1,10
Serbia Objektet ne Mokra Gora ,  Serbine perendimore, rajoni Šumadija 150,00 0,85% 1,28
 Bosnia Herzegovina Objekti ne Vardište 67,00 0,80% 0,54
Kosova Objektet ne Çikatova, Glavica 10,00 1,22% 0,12
Total Vendet e Ballkanit 1 049,30 0,91% 9,596
Turqia Objektet ne Çaldagˇ, Gördes 99,70 1,03% 1,03
Total (Ballkani dhe Turqia) 1 149,00 0,92% 10,62

 Rezervat e bakrit  per gjithe Ballkanin vleresohen  me 6,467 milion ton metal baker rezerva dhe perbejne 0,31% te rezervave boterore te ketij metali.

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te bakrit, sipas rajoneve ne Ballkan

Shtetet Vendosja e objekteve minerare Sasia e rezervave gjeollogjike te xeheroreve te bakrit

(ne milion ton)

Permbajtja mesatare e bakrit

(% Cu)

Sasia e bakrit  metal

(ne milion ton metal)

Shqiperia Rajoni Kukesit: Golaj, Nikoliq 1 dhe 2,Krume, Gjegjan, Leproi-Shenmeri, Gdhesht, Gjegjan, Thire; Rajoni Pukes: Munella, Qaf bari, Tuci, Tuci lindor, Paluce, Lak Roshi, Qaf Bari Kcire, Paluce, Rr. Rinise, Fushe Arresi; Rajoni Mirdites: Spac, Reps, Gurth, Maja e madhe, Letitne, Gurth Spac, Perlat,  Laj, Kullaxhi, Kurbnesh, Derven, Kacinar, Rrenjolle, Thirra, Rubik, Shmi, Kabash, Kcire,; Rajoni Palaj-Karme: Palaj, Karma 1, Karma 2; Rajoni Korces: Rehove-Bregu i Geshtenjes- Vithkuq, Ciflik, Dushk, Porave. 40 1,61% 0,640
Greqia Objektet ne Olympias dhe Skouries. 6 0,53% 0,030
Maqedonia e Veriut Objektet ne Buchim te Radovis 11 1,20% 0,134
Serbia Objektet ne Bor, Jama Mine (Borska Reka, Cerovo, Dumitru Potok, Kiseljak), Majdanpek mine (West dhe Pojas), Veliki Krivelj mine, Levonac, Timok, Tulare, Donje Nevlje dhe Donje Tlamino 476 1,19% 5,664
Total Vendet e Ballkanit 532 1,21% 6,467
Turqia Objektet ne Kastamonu, Murgul, Anayatak, Cakmakkaya, Artvin, Tepeoba, Kocayayla, Yenice, Canakkale, Sebinkarahisar, Yomra, Cayeli, Madenkoy, Lahanos, etj. 631 1,03% 6,500
Total (Ballkani dhe Turqia) 1 164 1,11% 19,435

Per keta dy metale krahas disa vendeve të  Ballkanit,  Shqiperia  vleresohet me rezerva per vendburime të  vegjel deri ne të  mesem, me permbajtje të  Cu dhe Ni ne keto rezerva ne nivelet deri ne mesatare.

Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te nikelit ne Shqiperi vlerësohen të jenë rreth 310 milion ton xeheror Fe-Ni dhe Ni-Si me një përmbajtje mesatare prej 1,06 % Ni ,  dhe 0,044 % Co (230,3 milionë ton xeheror Fe-Ni me permbajtje 1,027 % Ni dhe 0,038 %  Co dhe xeheror nikel-silikati 81,4 milionë ton me permbajtje 1,145 % Ni, dhe 0,061%  Co; pra rreth 3,22 milion ton nikel metal ose rreth 0,49%  e rezervave te identifikuara ne bote te ketij minerali).

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si, sipas rajoneve ne Shqiperi

Rezervat e vleresuara gjeollogjike (A+B+C1+C2) te hekur-nikelit dhe nikelit silikat ne Shqiperi
Xeherori Sasi (000/ton) Fe% Ni % SiO 2 % Co %
1. Devolli
Total Ni-Si 52 179 16,600 1,200 35,120 0,060
Total Fe-Ni 59 193 38,660 1,074 12,200 0,056
Total Fe-Ni + Ni-Si 111 372 28,325 1,133 22,938 0,058
2.  Kukësi
Total Ni-Si 29 221 21,730 1,047 40,120 0,063
Total Fe-Ni 65 504 37,220 1,029 26,930 0,055
Total Fe-Ni + Ni-Si 94 725 32,442 1,035 30,999 0,057
3.  Librazhd-Pogradec
Total Fe-Ni 105 592 44,720 1,000 9,780 0,017
Total Shqiperia
Total Fe-Ni 230 289 41,029 1,027 15,280 0,038
Total Ni-Si 81 400 18,442 1,145 36,915 0,061
Total Fe-Ni + Ni-Si 311 689 35,130 1,058 20,930 0,044

Depozitimet e mineraleve të nikelit jane të shperndara ne tre rajone kryesore Kukësi, Librazhd-Pogradeci dhe Devolli. Per kete mineral duhet te kemi një vizion i qartë me objektiva e një plan veprimi real, ide të reja mbi metodat e trajtimit të xeheroreve tane te nikel-silikatit dhe hekur-nikelit dhe mbi të gjitha t’i zbatojmë ato drejt dhe në kohë.

Mineralizimi i nikelit Rajoni i Kukësit Mineralizimi i nikelit Rajoni i Bilishtit

Krijimi i mundësive për trajtimin ne Shqiperi si një proces me vlerë të shtuar, aktualisht eshte bere domosdoshmeri per industrinë minerare të nikelit si një burim i munguar fitimi për ekonomine e vendit, si burim i madh punësimi dhe si sektor mbeshtetes për zhvillimin e qëndrueshëm sidomos të sektorit minerar  dhe ekonomisë ne teresi. Nisur nga vlerësimet e gjendjes aktuale të industrise së nikelit në vendin tonë për perspektivën e zhvillimit të saj jane :

  • Projekti per rajonin juglindor me nje objekt perpunues (Bitincka, Kokogllave, Tren, Strana, Kapshtica).
  • Projekti per rajonin verior e verilindor me nje objekt perpunues ( Trull, Surroi, Mamez,Nome duke perfshire këtu dhe rajonin e Lures).
  • Projekti per rajonin e Librazhd-Prenjas-Pogradecit per hekur nikel me nje objekt përpunues.

Ose nje objekt i vetem perpunues ne qender me kapacitet perpunimi per te tre zonat kryesore.

Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te bakrit ne Shqiperi  llogaritente jene 39,7 milion Ton me nje permbajtje mesatare 1,6 % Cu. Vendburimet e bakrit ndodhen ne ofiolitet e Albanideve, kryesisht ne pjesen e siperme dhe te mesme te kesaj sekuence. Nga aspekti gjeografik zona me e rendesishme e vendodhjes se ketij xeherori eshte Mirdita Qendore, ku jane shume te perhapur shkembijte vullkanike. Nga vendosja gjeografike vendburimet e bakrit ndodhen kryesisht ne zonat Has-Kukes (Golaj, Nikoliq-1.2, Gjegjan, Shenmeri dhe Gdhesht, etj), Puke (Munella, Tuc, QafBari, Rruge e Rinise, Kcire, Paluc-Lak Roshi, Fush Aresi etj), Mirdite (Spac, Gurth 1, 2, 3, Laj – Kulleshi, Kurbnesh, Perlat, Drenove, Derven, Rubik, etj) dhe me pak ne Shkoder (Palaj, Karma 1, 2, Turec-Vig, etj) e Korce (Rehove, Bregu i Geshtenjes, etj). Rezervat gjeollogjike aktuale te ketij xeherori.

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te bakrit, sipas vendburimeve kryesore ne Shqiperi

Objekte minerare Rezervat minerare gjeollogjike

(ne ton)

Permbajtja e  Cu

(ne %)

Objekte minerare Rezervat minerare gjeollogjike

(ne ton)

Permbajtja e  Cu

(ne %)

Golaj 429630 0.62 Rruga e rinise 680920 1.00
Nikoliq-1 518000 1.68 Qaf bari 338774 1.23
Nikoliq-2 663344 2.23 Munelle 8272566 1.00
Krume 125683 2.98 Gurth spac 1716694 1.35
Leproi(shemri) 405362 1.36 Spac 5446749 1.04
Gdheshte 274000 1.00 Maja e madhe 53713 0.60
Gjegjan 61256 2.56 Laj 252646 0.97
Thire 737000 0.94 Kullaxhi 370094 0.89
Kurbnesh 133470 1.30 Perlat 2525889 2.51
Shmi 900 1.40 Karriere perlat 18000 2.08
Kabash 42000 2.60 Rrenjolle 12000 1.07
Kcire 203539 1.45 Kacinar 126334 1.45
Fushe arresi 1115612 1.04 Derven 3147620 0.77
Porave 115000 1.50 Palaj-karme 1170000 2.24
Paluce 323626 1.25 rubik 968570 1.86
Lak roshi 3878100 1.65 Rehove 3242500 2.10
Tuc 2100000 1.00 Porave 185158 1.85
Tuci lindor 1116926 2.03 Total 39 722 005 1.60

Minerali i Bakrit i cili ka potencial eksplorues shume te larte për vendburime te vogla deri ne te mesme  kerkon terheqjen e  kompanive minerare, te cilat janë ne gjendje te përdorin teknologji moderne eksploruese dhe studime komplekse qe do te sherbejne si baze e nevojshme te dhenash per te terhequr kompanite ne procese investuese shfrytezimi. Bazuar ne situaten ekzistuese te industrise se bakrit, riaktivizimi i saj sot sipas skemes ekzistuese do te ishte nje ndermarrje e vershtire dhe pa rezultat, nje proces i tille mund te kryhet kur do te kete nje sasi rezervash te vleresuara qe do te justifikojne ngritjen e nje metalurgjie te re, apo metoda te reja inovative te hidrometalurgjise per perpunimin e xeheroreve te bakrit. Projekte te se ardhmes per prodhim koncentratesh bakri jane:

  • Projekti per 2 million ton rezerva ne zonën e Perlatit Jugor per prodhim koncentrati bakri.
  • Projekti per 3.5 million ton rezerva ne zonën e Mirdite Puke duke perfshire disa zona minerare me nje objekt përpunues Jugor per prodhim koncentrati bakri.
  • Projekte kërkim zbulimi ne rajonin e Mirdites, Pukes.
  • Riciklimi i mbetjeve minerare te objekteve përpunuese te bakrit.

VLERA E POTENCIALIT GJEOLLOGJIK DHE GJENDJA AKTUALE E PRODHIMIT MINERAR NE SHQIPERI

Nga studimet dhe punimet gjeologjike të kerkim-zbulimit të kryera, pergjatë  80 viteve janë konkretizuar vendburime të rëndësishme të mineraleve në Shqiperi. Rezervat gjeollogjike të  dhena gjithsesi kerkojne rikonfirmimin e tyre, bazuar ne konceptet e reja të  klasifikimit të  rezervave minerare, por mbi bazen e tyre mund të  vleresohen disa projekte të  rendesishme minerare. E rendesishme eshtë  që në planifikimin minerar projektet e reja minerare të  kalojne ne projekte per nje nivel të  caktuar rezervash qe të  bejne të  mundur investimin ne perpunimin e metejshem të  mineralit deri ne produkte perfundimtare minerare. Premisat gjeollogjike  per minerale kryesore metalike si per krom, baker, hekur-nikel, nikel-silikat, titano-magnetit, etj, jane vleresuar te jene disa qindra milione ton.

Ne nje perllogaritje te  realizuar per vleren e produkteve perfundimtare minerare qe mund të  realizohen nga rezervat e vleresuara duke u bazuar ne koeficentet e shfrytezimit (humbje, varferim), perpunimit (rikuperimit ne pasurim e metalurgji, e rafinim) per produkte finale ne tregjet minerare sipas cmimeve të  ketyre produkteve minerare ne vitin 2025,  Shqiperia ka potencial minerar të  perllogaritur me nje vlere rreth 158 miliard USD dhe mund të  garantoje nje të  ardhur shtetit nese keto minerale shfrytëzohen ne 50 vite vetëm nga renta minerare ne mbi 2 miliarde USD (perllogaritja e perafruar me stadin e tanishem të  takses se rentës minerare), ne nje kohe kur per produktet tona minerare me nivelin e shfrytezimit aktual, vlera e rentës minerare vjetore ne asnje vit nuk e ka kaluar 3milion USD/vit.

Ketë  pasuri të  fjetur ne duhet ta riveme ne pune, dhe venja e saj ne pune duhet bere ne menyre racionale, miqesore me mjedisin dhe e pranuar nga komunitetet qe banojne ne zonat minerare, duke menduar jo thjesht per brezin tone por dhe per brezat e ardhshem. Potencialin tone minerar duhet ta perdorim per të  qene konkurent ne rajon (BE) dhe si nje mjet ndihmes ne procesin e negocimit per kapitujt e ekonomise dhe politikave industriale, sot kur dhe strategjia e BE per CRM dhe SRM po merr vemendje me të  madhe.  Sot Shqiperia me potencialin e saj minerar mund të luaj nje rol të rendesishem ne sigurine rajonale të furnizmit me lende të para kritike, për t’u bërë një kontribues i rëndësishëm në zinxhirin kritik të furnizimit të lëndëve të para në Evropë element qe do të na sherbeje per të qene konkurent ne rajon e BE por dhe globalisht me produkte minerare.

Vlera ne USD e rezerves minerale të  vleresuar ne produkt të  shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025
Nr. Minerali Permbajtja e elementë ve të  dobishem Vlera ne USD e rezerves minerale të  vleresuar të  konvertuar ne produkt të  shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025
1 Kromi 8-46 % Cr2O3 6 808 314 024
2 Bakri 1.3% – 2.5% Cu 3 444 895 483
3 Zinku 1.92 % Zn 255 888 109
4 Plumbi 0.28 % Pb 41 743 944
5 Alumini Al2O3- 32-55%; SiO2 – 3-13.42 %, Fe2O3 13.7-26.11 %; TiO2 1.7-2.6 %, CaO 2-2.4%, MgO 0.3-0.5%,Moduli Al2O3/SiO2 3-10.2 5 169 776 132
6 Ari Au 1-4.4 gr/t (total I perllogaritur 13742 kg Au) 563 564 917
7 Argjendi Ag I llogaritur si bashkeshoqerues ne mineralet e bakrit 96 383 229
8 Platini Pt 1.43-1.65gr/t, Pd 0.12-4.34 gr/ton, Os 0.04-0.17 gr/ton, Ru 0.03-0.35 gr/ton, Ir 0.02-0.3 gr/ton, Rh 0.015-0.2 gr/ton, ( Totali I perllogaritur 848 kg Pt) 645 132
9 Mangani 15-35 % MnO 8 653 524
10 Titano-Magnetite TiO2  5.56– 6.47 %; Fe2O3 17.04– 18.56%; V2O5 – 0.19-0.21% 20 081 393 314
11 Titani dhe Vanadi 32-240 kg/ton TiO2, 1.1-2.05 kg/ton V2O5 4 930 860 000
12 Polimetalet Cu 0.15-0.89, Zn 0.15-0.89%, Pb 0.15-0.29%, Au 0.39gr/t, Ag 6.5 gr/t, S 12% 148 500 000
13 Uranium 0.77 % U3O8,Intensiteti  50-500 ( µR/h) 1 492 862
14 Hekur-nikel Fe- 20- 44%; Ni-0.2-1.08%; SiO2-12.8-28.12%; Co 0.048-0.063% 30 437 173 231
15 Nikel silikat Fe -18.3%; Ni-1.13%; SiO2- 36.92%; Co- 0.043% 15 243 845 760
16 Magnezite MgO 35-45%, SiO2  0.5-13%, CaO  0.3–3.6%, Fe2O3 0.4-3.8 %, Al2O3 0.5-0.75 % 467 114 667
17 Arseniku Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
18 Zhiva Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
19 Vanadium 0.18-0.3 % V2O5 Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
20 Dausoniti Al2O3 30-37 %, Na2O 15-21 %, H2O+ 4 %, H2O 0.5-1 % dhe CO2 36-37 %. Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
21 Ceolitë t SiO2 51.50 %, Na2O 0.03 %,  Al2O3 24.3 %, K2O 0.1 %, H2O+ 12.5 %, H2O 1.7 %. Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
22 Qymyret 3600 kkal/kg 2 631 327 251
23 Grafiti Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
24 Torfat Fuqia kalorifike 1790-2907 kkal/kg, lageshtia 11.3%, hiri 30%, S total  1.1-1.16 % 3 300 000 000
25 Bitumi 4.41-9.73% rralle 11.94% bitum, lëndët flurore 69.7-77.2 %, fuqia kalorifike8561-9673 k.kal/kg. S 5.3-7.35 %, C 74.48-80.89 %, H2 4.5-8.9 %, O2 3.15-3.7%, N 1 %. temperatura e flakërimit 280-310o, pika e zbutjes 120o, hiri 17-18 %, asfaltene 42 %, naftene 29 %. 266 868 000
26 Pirrobitumet (zhavorret bituminoze) 2000-3000kkal/kg, C 78-80.6%,O2 3.4-11 %, H2 4.85-9.24 %, N 0.7-1.4 %, S 2.5-7.81 %, lagështia 2-6 %. 2 151 093 750
27 Qymyri bituminoz 3500-7400kkal/kg, C 82-90.6% 50 832 000
28 Rerat  bituminoze 8-10% bitum 5 210 280 000
29 Gelqerore CaO-50-55%, MgO-0.25-4%, SiO2 15-23%, Fe2O3-0.1-0.8% 593 222 652
30 Dolomitet CaO-30.34%; MgO- 18.21%, Fe2O3- 0.14-0.43% 192 000 000
31 Mergelet CaO-36-38%, MgO-73-77%, SiO2 –1.9-2.6%, Fe2O3- 2.1-3.5% 3 081 600
32  Trepelet CaO-0.03-0.35%, MgO-18-28%, SiO2 –1.5-4.9%, Fe2O3- 0.41-1.5% 7 680 000
33 Guret dekorative karbonatike CaO 53.36%, MgO 0.8 %, SiO2 0.05 %, Fe2O3 0.48% 1 613 983 147
34 Olivinite MgO 48.24 %, SiO2 38.36 %, Al2O3 0.25 %, Fe2O3 7.65 %, CaO 0.25 %, Cr2O3 0.39 % 1 953 000 000
35 Dunitet Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
36 Harcburgitet Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
37 Piroksenitet Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
38 Gabrot, troktolitet  dhe gabrot olivinike Të  pa-analizuara 140 000 000
39 Dioritet, plagjiogranitet dhe granitet, Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
40 Serpentinitet Të  pa-analizuara Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
41 Gipsi CaO –34%, SO3 –49%, H2O –5.8%, CaSO42H2O –90% 1 535 517 620
42 Travertinat CaO 33-53%, MgO 0.6-3%, SiO2 0.7-9%, Fe2O3 0.4-1.5% 1 952 205 696
43 Mermeret CaO- 11-32%, MgO-0.3-18.3%, SiO2 25-33%, Fe2O3- 0.1-0.8% 3 780 000 000
44 Bazaltet SiO2 50.56 %, Fe2O3 13.17 %, Al2O3 12.90 %, CaO 10.09 %, MgO 5.85 %, Na2O 2.87 %, TiO2 1.16 % dhe HK 2.34 % 9 000 000 000
45 Argjilat Al2O3 – 11-14%, MgO- 2.6-7%, SiO2 – 43-51%, Fe2O3- 0.4-11%, CaO –0.7- 0.8%, TiO2 – 0.3-0.7% 1 575 942 000
46 Kaolinat Al2O3 – 29-35%, MgO- 2.8- 8%, SiO2 – 43-46.8%, FeO – 3.38 %, CaO –1.4-1.9%, 38 000 000
47 Tufet vullkanike Al2O3–13.21-66.7%,MgO-1.1-3.14%, SiO2 –1.09-62.09%, Fe2O3- 3.01-17.37%, CaO 2.17-3.69%, Na2O+K2O- 0.36% 75 000 000
48 Xhami vullkanik Al2O3 – 9.8-10.7%, MgO- 0.4-0.9%, SiO2 – 63.4%, Fe2O3- 1.1 – 5%, CaO –4.6-4.8%, TiO2 – 0.27-0.64%, Na2O –1.4-2%, K2o – 0.27% 326 375 000
49 Bojrat e dheut MgO – .88-9.29%, SiO2 – 12-66.94%, Al2O3–5-19.94%, Fe2O3-0.81-14.72 % 204 000 000
50 Kuarci 94-96.5 % SiO2, Al2O3 1.78-3.17 %, Fe2O3 0.54-0.64 %, CaO+MgO 0.27-0.89 %, TiO2 0.10-0.28 % 770 000 000
51 Kuarcite SiO2 90,32-99,51 %, Al2O3 0,086 %, Fe2O3 0.032 %, CaO 0.014-0,078 %, MgO 0,015 %. 9 600 000
52 Rera kuarcore SiO2 83-88 %, Al2O3 5-8 %, Fe2O3 0.2-3.0 %, Na2O 1.4-1.75 %, CaO 0.9-1.8 %, MgO 0.6-2.2 %,TiO2 0.1-0.12 %. 1 560 000 000
53 Kripa e gurit NaCl – 81.95-82 %, CaSO4 4.8-4.9% 218 400 000
54 Fosforitet P2O5 4-12%, CaO 48-50%, SiO2  5-8.5%, U3O8 > 0.005 182 720 000
55 Squfuri S – 2-51% 4 480 000
56 Inertet lumore Rere 20-65.9%, zaje 16-83.2%, pluhur 1-3% (CaO 44.6-55.9%, MgO 0.25-1.55%, SiO2 0.33-11.57%, Fe2O3 0.04-1.93%) 300 000 000
57 Bariti BaO 65.7 %, SO3 34.3 %. 6 231 107
58 Feldshpate, albitofire Al2O3 – 17.74%, SiO2 – 71.2%, Na2O –3.47%, K2O – 4.42% 204 161 540
59 Talku CaO 0.37-, MgO 1.09%, SiO2 68.4%, Al2O3- 18.58% 254 219 112
60 Fluoriti CaF2=39.82% dhe SiO2=39.43%. 7 504 200
61 Shkrifërimet kuarci, zirkoni, ilmeniti, rutili, sfeni, leukokseni, monaciti, titanomagnetiti, mikat, piriti e pak kromit. Të  vleresuara me  0.3 % ZrO2, e deri 3 % TiO2. 67 500 000
62 Pirofiliti SiO2 64-75 %, MgO 0.46-1.7 %, Al2O3 13-18 %, Fe2O3 1.1-4.6 %, CaO 0.2-0.5 %. 24 000 000
Totali I vleres se mineraleve të  vleresuara nga ana sasiore dhe cilesore 127 909 469 003
63 Minerale të  pavleresuara ne menyre sasiore Analizat cilesore jane të  cunguara ndaj vlera totale e tyre eshtë  e perafruar 30 000 000 000
Totali i vleres se mineraleve të  pranuara prezente ne Shqiperi deri sot ne konceptin e vleresimit të  tyre nga ana cilesore dhe sasiore. 157 909 469 003

Shenim: Per mineralet ndertimore eshtë  bere nje perafrim me prodhimin vjetor mesatar per nje periudhe 50 vjeçare

Grafiku i Vleres ne USD te rezerves minerale të  vleresuar ne produkt të  shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025 sipas llojit te mineralit

Pavaresisht faktit qe sektori minerar nuk është me sektor prioritar ai mund të jetë nje promotor i rendesishem i zhvillimit ekonomik, sidomos per ekonomitë e zonave rurale.

Aktualisht akoma ne po prodhojme ne pjesen dermuese minerale të  paperpunuara. Perpunohet ne sasi të  vogel ne produkte të  ndermjetme minerare. Me ketë  forme zhvillimi jo vetëm qe humbasim financiarisht, por nuk jemi konkurues ne tregun europian dhe per me teper atë  global. Produktet finale minerare kane mundesi me të  madhe të  jene produkte konkuruese ne tregun europian dhe global. Ato sherbejne per te shtuar vleren e prones publike (të  ardhurat nga renta dhe taksat e tjera per pasuritë  minerare), vendet e punes, rritur produktet ne eksport me vlere jo me sasi, hapur rrugen per investime të  industrive pasuese qe lidhen me atë  minerare.

Prodhimi minerar ka patur luhatjet e tij të varuara kryesisht nga tregu global sidomos kur flasim per mineralet metalike gjithsesi mund të themi se industria minerare po zhvillohet në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut, ka aplikuar një strukturë të ndryshme nga ajo tradicionalja, duke ruajtur thelbin e saj. Industria minerare ka humbur potencialin e saj ne kuader të  ekonomise ne tëresi, kontributi i saj ne PBB ka rene me here krahasuar me atë  të  para viteve 1990, por ruan akoma pjesen dermuese te eksporteve.

Aktualisht në industrinë minerare janë aktive 552 leje minerare (raporti i fundit i AKBN 2023) dhe 2784 punonjes (raporti i fundit i Albeiti 2022),  Pergjatë  ketyre viteve është rritur prodhimi i mineraleve jo metalore, kryesisht për prodhimin e materialeve të  ndërtimit të  gelqeroreve, çimentos, gurët dekorative, etj, duke rritur gjithashtu  gamen e mineraleve të  shfrytëzueshme ne 44 lloje mineralesh ndertimore qe zene rreth 65-75% të  prodhimit të  pergjithshem minerar. Aktualisht është imperative aplikimi rigoroz i bazes legale të miratuar dhe rishikimi i saj ne drejtim të permiresimit dhe perafrimit me legjislacionin e BE. Kjo per gjithe pjeset e ekulibrit dinamik të veprimtarive minerare atij të zhvillimit raciona dhe miqesor me mjedisin.

Ne kuader të organizmit ligjor dhe institucional të sektorit, adaptimi i legjislacionit europian  dhe zhvillimi i kapaciteteve njerezore duhet të mbeshtëtët ne tre elementë:

  • Legjislacion i mirepërcaktuar; me permiresim dhe pershtatje legjislacioni që të përfshijë e udhëheqë dinamikën e zhvillimit të ekonomisë minerare, të jetë koherent në njohjen e situatës dhe zhvillimit prespektiv në aktivitetin minerar, t’i paraprije proceseve evropiano-integruese me nje perafrim me të mire të ligjit minerar me kerkesat e kohes se sotme europiane. (Lehtësimi i proçedurave burokratike; Ofrimi i lehtësive dhe i masave nxitëse për zhvillimin e biznesit privat në aktivitetin minerar; Shmangien e dublimeve dhe mbivendosjen e kompetencave të organeve menaxhuese; Përsosja e vazhdueshme e legjislacionit dhe e normave në fuqi për t’ju pergjigjur dhe harmonizuar kërkesat e biznesit dhe adaptuar direktivat europiane);
  • Institucione eficente; nepermjet ndërtimit të strukturave të afta të menaxhojnë aktivitetin minerar dhe të zbatojnë me perpikmëri kërkesat e ligjeve në fuqi. Persosja institucionale, ridimesionimi i sistemit të administratës minerare ne qendrore dhe periferike (reduktime ne numur, dhe vendosje të meritoktracise), me qëllim që t’u përgjigjet nevojave të shtruara nga industria e ristrukturuar minerare dhe gjithashtu të kontribojë në një zhvillim të qëndrueshëm. Parimet kryesore mbi të cilin duhet të ndërtohen strukturat minerare dhe të përcaktohen funksionet e organeve menaxhuese të industrisë minerare duhet të jenë: Parimi RESPEKTIM I LIGJIT nga të dy palët. Organet menaxhuese të industrisë minerare duhet t’i kushtojnë një rëndësi të vëçantë atyre masave, që në përputhje me ligjin dhe pa e shkelur asnjëherë atë, të sigurojnë HARMONIZIMIN e interesave të shtetit me ato të privatit, pasi Shteti, si përfaqsues dhe mbrojtës i interesave të të gjithë shoqërisë, duhet të jetë njëkohësisht arbiter i paanshëm dhe të respektoje të drejtat e biznesit privat, dhe për këtë arsye duhet t’i kryejë funksionet e tij në PARTNERITET me këtë të fundit.
  • Administratë profesionale dhe me integritet; per përsosjen e metodave të menaxhimit racional dhe me efektivitet të burimeve minerare nepermjet rritjes se nivelit profesional të strukturave administrative nepermjet trainimit profesional; rritja e bazes infrastrukturore të veprimtarise se tyre; bashkepunim mes institucioneve administrative minerare e mjedisore; aktivizim  e perfshirje të aftësive shkencore, teknike, mësimore dhe kërkimore-shkencore në fushën e mineraleve, metaleve dhe energjisë  dhe bashkepunim real mes institucionesh gjeologo minerare dhe universiteteve.
Prodhimi i mineraleve metalike, të  ardhurat dhe kontributi i industrise minerare ne tëresi karshi PBB dhe eksporte ne vitet 1989-2024
Vitet 1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000
PPB (ne USD) 2 253 090 000 2 028 553 750 1 099 559 028 652 174 991 1 185 315 468 1 880 950 864 2 392 764 853 3 199 640 815 2 258 513 974 2 545 964 541 3 212 121 651 3 480 355 258
PPB (ne milion  USD) 2 253 2 029 1 100 652 1 185 1 881 2 393 3 200 2 259 2 546 3 212 3 480
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD) 1 289 064 776 673 743 059 303 078 522 47 716 555 28 005 462 16 765 452 17 531 042 26 919 337 36 146 660 41 749 044 48 621 197 57 537 823
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD) 1 289 674 303 48 28 17 18 27 36 42 49 58
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %) 57,21% 33,21% 27,56% 7,32% 2,36% 0,89% 0,73% 0,84% 1,60% 1,64% 1,51% 1,65%
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD) 3 281 536 568 2 976 225 549 2 124 000 423 1 950 267 917 2 142 975 597 1 894 770 489 205 308 234 150 024 090 112 473 513 119 063 713 95 577 976 93 519 610
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD) 1 945 372 090 673 743 059 303 078 522 47 716 555 28 005 462 16 765 452 17 531 042 26 919 337 36 146 660 41 749 044 48 621 197 57 537 823
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %) 59,28% 22,64% 14,27% 2,45% 1,31% 0,88% 8,54% 17,94% 32,14% 35,06% 50,87% 61,52%
Prodhimi I mineralit te kromit  (ne ton) 1 101 260 909 710 586 760 322 310 291 130 222 880 236 360 236 360 157 200 150 290 79 450 82 796
Prodhimi I mineralit te bakrit  (ne ton) 1 135 659 930 768 561 389 240 000 240 000 178 000 187 765 187 765 24 895 53 477 34 348 0
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit  (ne ton) 1 179 345 930 893 970 000 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Totali I mineraleve metalike 3 416 264 2 771 371 2 118 149 562 310 531 130 400 880 424 125 424 125 182 095 203 767 113 798 82 796
Vitet 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
PPB (ne USD) 3 922 100 794 4 348 068 242 5 611 496 257 7 184 685 782 8 052 077 248 8 896 075 005 10 677 324 853 12 881 352 894 12 044 205 550 11 926 926 616 12 890 760 315 12 319 834 195
PPB (ne milion  USD) 3 922 4 348 5 611 7 185 8 052 8 896 10 677 12 881 12 044 11 927 12 891 12 320
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD) 68 219 773 78 752 729 85 484 326 93 063 202 146 187 688 165 334 752 197 873 158 239 191 997 185 036 539 141 985 069 166 854 790 190 210 156
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD) 68 79 85 93 146 165 198 239 185 142 167 190
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %) 1,74% 1,81% 1,52% 1,30% 1,82% 1,86% 1,85% 1,86% 1,54% 1,19% 1,29% 1,54%
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD) 108 725 263 109 487 086 117 776 852 132 084 836 150 248 457 158 602 248 189 318 251 269 649 219 167 903 526 131 269 215 157 228 552 182 750 934
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD) 68 219 773 78 752 729 85 484 326 93 063 202 102 331 382 115 734 326 138 511 211 167 434 398 129 525 577 99 389 549 116 798 353 133 147 109
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %) 62,75% 71,93% 72,58% 70,46% 68,11% 72,97% 73,16% 62,09% 77,14% 75,71% 74,29% 72,86%
Prodhimi I mineralit te kromit  (ne ton) 74 060 83 173 152 742 144 809 162 772 58 333 187 498 230 000 370 239 322 597 349 873 360 349
Prodhimi I mineralit te bakrit  (ne ton) 0 0 2 000 27 523 68 312 0 98 000 105 000 114 336 139 926 305 284 479 720
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit  (ne ton) 0 0 33 375 0 0 78 000 369 559 353 320 68 840 269 300 363 723 75 017
Totali I mineraleve metalike 74 060 83 173 188 117 172 332 231 084 136 333 655 057 688 320 553 415 731 823 1 018 880 915 086
Vitet 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024
PPB (ne USD) 12 776 224 497 13 228 147 516 11 386 853 113 11 861 199 831 13 019 726 212 15 379 509 892 15 585 105 131 15 241 458 745 18 032 010 564 19 017 242 586 23 547 179 830 24 000 000 000
PPB (ne milion  USD) 12 776 13 228 11 387 11 861 13 020 15 380 15 585 15 241 18 032 19 017 23 547 24 000
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD) 294 650 821 328 335 634 236 253 541 191 181 861 152 909 344 228 571 429 616 450 185 490 922 958 548 059 615 681 392 591 558 741 924 439 105 634
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD) 295 328 236 191 153 229 616 491 548 681 559 439
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %) 2,31% 2,48% 2,07% 1,61% 1,17% 1,49% 3,96% 3,22% 3,04% 3,58% 2,37% 1,83%
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD) 244 710 004 277 387 001 203 095 149 166 333 651 138 751 072 301 252 237 271 818 347 338 537 094 576 139 586 772 303 458 446 950 628 357 821 490
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD) 206 255 575 229 834 944 165 377 479 133 827 303 107 036 541 220 123 176 201 334 578 234 386 445 405 643 558 488 053 918 312 790 484 223 176 578
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %) 84,29% 82,86% 81,43% 80,46% 77,14% 73,07% 74,07% 69,24% 70,41% 63,19% 69,98% 62,37%
Prodhimi I mineralit te kromit  (ne ton) 521 080 683 874 646 639 726 671 808 016 1 156 444 1 014 448 626 627 650 200 932 686 920 770 680 000
Prodhimi I mineralit te bakrit  (ne ton) 507 105 259 137 140 386 0 0 236 459 394 530 333 715 618 518 641 245 460 628 423 000
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit  (ne ton) 215 086 493 867 742 180 439 082 548 762 385 710 325 243 432 673 427 650 174 918 63 131 24 000
Totali I mineraleve metalike 1 243 271 1 436 878 1 529 205 1 165 753 1 356 778 1 778 613 1 734 221 1 393 015 1 696 368 1 748 849 1 444 529 1 127 000
Burimi i informacionit: Raprte te BB, MIE, AKBN, SHGJSH, ALBEITI, INSTAT (Shenim: Te dhenat ne disa raporte  kane mosperputhje me njeri tjetrin sidomos raportet e ketyre 10 viteve te fundit te publikuara nga institucionet minerare dhe INSTAT qe kane diferenca deri ne 10%.) Vitit 2024 sipas te dhenave paraprake

Prodhimi i mineraleve metalike ne vite (1938-2024)

 

#Shqipëria #lëndët #saj #të #para #kritike #dhe #strategjike #potencial #minerar #që #duhet #konsideruar #nga
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button