Aktualitet

Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit

Prokuroria në Gjilan ka dhënë detaje për rastin ku një person është arrestuar si i dyshuar për detyrim.

Sipas Prokurorisë, “dyshohet se i njëjti që nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, përmes kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka detyruar të dëmtuarin F.S., që ti jepte shuma të ndryshme të parave, ku bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dyshohet se ka përfituar rreth 50,000 (pesëdhjetë mijë) euro nga i dëmtuari”.

D.S ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.



#Prokuroria #jep #detaje #për #rastin #në #Gjilan #dyshuari #përfitoi #rreth #mijë #euro #përmes #detyrimit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button