“Shoqe jemi, motra s’jemi”, Felaj batutë “A do zihemi ne gratë e PS-së?”

E ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, deputetja socialiste Ermonela Felaj, që garon në listë të hapur në qarkun e Tiranës, u shpreh se, në zonat që jemi angazhuar politikisht për zgjedhjet e 11 majit, ka goxha element për tu punuar dhe për të pasur sukses.
“Formula është e tillë që favorizon kandidatet gra ndaj burrave në listën, në mënyrë që të garantohen kuotat gjinore. Në fund të fundit “Shoqe jemi, motra s’jemi.”-u shpreh Felaj.
“Secila kandidate ka një zonë dhe një staf për të punuar. Uroj që puna që po bëjmë të na nderojë sepse tek e fundit ne kemi një profil në politikë, kemi një detyrë në politikë dhe kërkojmë të mbajmë këto vlera politike. Për sa i takon garës gjykojë se kjo fushatë lë hapësirë për gjithsecilin që të sigurojë mbështetje maksimale. Është gjithë ai elektorat që ne përballemi, jo domosdoshmërishtë duhet të ketë kartën e PS-së por janë qytetar të këtij vendi dhe duke u qasur me qytetarinë , mund të them që nuk është një betejë e vështirë.
#Shoqe #jemi #motra #sjemi #Felaj #batutë #zihemi #gratë #PSsë
Java News