Prezantohet strategjia e re! BE përgatitet për luftë, qytetarët tre ditë rezerva ushqimore

Çdo qytetar i vendeve të Bashkimit Europian duhet të mësohet të mbajë rezerva ushqimore të mjaftueshme për të paktën 3 ditë. Rezervat duhen mbajtur për raste krizash dhe lufte, në mënyrë që gjithkush të jetë në gjendje të mbijetojë në ditët e para të ndërprerjes së papritur të furnizimeve.
Kjo këshillë është pjesë e një strategjie të re që u prezantua këtë të mërkurë në Bruksel nga zv/presidentja ekzekutive e Komisionit Europian, Roksana Minzatu, e titulluar “unioni në gatishmëri”.
Strategjia prej 17 faqesh, pritet t’u kërkojë qytetarëve që veç ushqimit të kenë gati edhe ilaçe të mjaftueshme, ujë, karburant apo mjete të tjera për ngrohje e gatim në rast të bllokimit të papritur të furnizimeve me lëndët më jetike.
Strategjia është hartuar në kushtet kur i Bashkimi Europian i druhet përhapjes së luftës ruse në Ukrainë edhe në territorin e vendeve anëtare.
Frika nga katastrofat natyrore si tërmete, përmbytje, apo ngjarje të tjera të nxitura nga ngrohja globale si dhe sulmet masive kibernetike e përhapja e shpejtë e sëmundjeve si COVID-19, 5 vite më parë janë arsye të tjera që kanë detyruar Komisionin të hartojë këtë strategji të pazakontë.
#Prezantohet #strategjia #përgatitet #për #luftë #qytetarët #tre #ditë #rezerva #ushqimore
Java News