Marquinhos i kërkon falje brazilianëve: Është turp, duhet të përmirësohemi të gjithë

Kapiteni i Brazilit, Marquinhos, u ka kërkuar falje tifozëve pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës.
Brazili ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit, duke e vënë nën presion trajnerin Dorival Jr.
Marquinhos u bëri thirrje tifozëve që të mbështesin ekipin e tyre pas ndeshjes.
“Ajo që ndodhi sot nuk duhet të ndodhë më. Është shumë e vështirë të flasësh në këtë situatë, është vërtet turp. Ne e filluam lojën shumë dobët dhe ata (Argjentina) luajtën me shumë guxim dhe besim, ishin shumë të zgjuar dhe dinin të luanin. I kërkoj falje fansave”, tha Marquinhos për mediat atje.
“Për këtë nuk është vetëm faji i trajnerit, por edhe i lojtarëve. Nuk ka asnjë ekuacion të fshehtë në futboll, të gjithë mund të përmirësohemi dhe duhet të ndajmë fajin”, përfundoi ai.
Argjentina ka siguruar një vend në Kupën e Botës 2026, teksa Brazili ka shanse për t’u kualifikuar.
/ Sport/
#Marquinhos #kërkon #falje #brazilianëve #Është #turp #duhet #të #përmirësohemi #të #gjithë
gazetablic.com