Aktualitet

4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Policia fillimisht konfirmoi për dy të plagosur, por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, konfirmoi Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

A2 CNN mëson se i plagosuri i tjetër që ka tri plagë raportohet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një te dyshuar për rastin. Kjo është vrasja e katërt në tri ditë në Kosovë.

#vrasje #në #ditë #në #Kosovë #një #vdekur #dhe #një #plagosur #mbrëmjen #djeshme #në #Prishtinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button