Aktualitet

Xhevdet Smakiqi kërkon masa strikte për të parandaluar krimin në Kosovë pas rasteve të fundit

Xhevdet Smakiqi, avokat, ka shprehur shqetësim mbi situatën e krimit në Kosovë dhe ka apeluar për masa më të forta nga ana e institucioneve për të parandaluar këtë fenomen, raporton .

Ai theksoi për se qeveria dhe institucionet e tjera duhet të përqendrohen në uljen e krimit dhe armëve në popullatën civile, duke u angazhuar për një rritje të kulturës dhe edukatës për paqen dhe sigurinë.

Smakiqi komentoi gjithashtu dy raste të dhunshme të cilat kanë shkaktuar shqetësim në shoqëri, përfshirë vrasjen e një 19-vjeçari dhe vrasjen e një gruaje në Vushtrri.

“Qeveria dhe Institucionet e tjera duhet të merren me parandalimin e politikave që ndikojnë në uljen e krimit, pra në uljen e armëve në popullat dhe ngritjen e kulturës. Pra, janë një mori faktorësh që ndikojnë në këto fenomene të rrezikshme”

“Të dyja këto vepra janë ordinere, edhe rasti i 19-vjecarit, por edhe rasti i gruas të vrarë në Vushtrri. Dënimet janë prej 5 vjet deri në burgim të përjetshëm”

Ai e cilësoi vrasjen e 19-vjeçarit si një reflektim të dështimit të institucioneve të Kosovës për të siguruar funksionimin e duhur të ligjit dhe rendit.

Për këtë lloj krimi, ai theksoi se dënimet mund të shkojnë nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm, në varësi të rrethanave të çështjes.

“Vrasja e 19 vjecarit, është shqetësuese dhe mungesë e funksionimit të institucioneve të Kosovës”.

//



#Xhevdet #Smakiqi #kërkon #masa #strikte #për #të #parandaluar #krimin #në #Kosovë #pas #rasteve #të #fundit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button