Aktualitet
“Gërdeci” i Greqisë, shihni shpërthimin në depon e municioneve (VIDEO)

Zjarret e rëna prej ditësh në Greqi një ditë më parë kanë shkaktuar shpërthime masive në një depo municionesh të forcave ajrore.
Në mediat e huaja është publikuar video nga momenti i një seri shpërthimesh të mëdha nga një depo municionesh të forcave ajrore në Greqinë qendrore.
Shpërthimet ndodhën në Nea Anchialos, duke thyer xhamat e shtëpive në zonën përreth.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk u raportuan për të lënduat, pasi fshatrat pranë ishin evakuuar më parë.
#Gërdeci #Greqisë #shihni #shpërthimin #në #depon #municioneve #VIDEO
Lapsi