Aktualitet

Qytetari i ankohet: Basha nuk më jepte lekët, doja ta godisja! Raama: Nuk është fytyrë për shpullë ajo

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e vizitave në jug të vendit, ku është ndalur në Memaliaj dhe Tepelenë.

Gjatë një vizite në një fabrikë të përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”, një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.

Në bisedën me pronarin e fabrikës, Rama nuk la pa ironizuar as Lulzim Bashën. Gjatë bisedës, qytetari u shpreh se gjatë kohës që Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës nuk i dha paratë që i takonin si kompensim.

Qytetari: Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij Edi rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.

Rama: O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Po ku i çove lekët mo Lul?! Është gjynah, nuk është ajo fytyrë për shpulla.

#Qytetari #ankohet #Basha #nuk #më #jepte #lekët #doja #godisja #Raama #Nuk #është #fytyrë #për #shpullë #ajo
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button