Aktualitet

Publikohet momenti kur snajperisti neutralizon sulmuesin e Trump

Organizuesi i atentatit dhe një pjesëmarrës në tubim kanë mbetur të vdekur pas incidentit në tubimin elektoral në Pensilvani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

FBI ka dalë me një deklaratë së fundmi që ka konfirmuar se sulmi në Pensilvani ishte një tentim atentat ndaj ish-presidentit Trump.

Sipas Shërbimit Sekret të ShBA-së thuhet se Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nga ky sulm u vra sulmuesi, një shikues dhe u plagosën rëndë dy persona.

Siç raportohet në median sociale ‘X’ ishte shërbimi mbrojtës i Trump që reagoi menjëherë duke neutralizuar sulmuesin përmes snajperit. Pamjet janë publikuar në ‘X’.

 



#Publikohet #momenti #kur #snajperisti #neutralizon #sulmuesin #Trump
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button