Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Komunën e Vushtrisë.
Sipas mediave lokale dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Të shtënat janë konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ndërkaq, një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave/
#Të #shtëna #armë #zjarri #në #Kosovë #dyshohet #për #viktima
Java News