Kultivonte bimë narkotike, pranga 26-vjeçarit në Krujë

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë. Për pasojë është arrestuar një 26-vjeçar.
Gjatë kontrollit fizik në automjetin e të riut u gjetën 1890 fara narkotike, që dyshohet se do të përdoreshin me qëllim kultivimi. Farat u gjetën në kofanonin e automjetit.
Njoftimi:
Krujë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”.
Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Sekuestrohen 1890 fara narkotike dhe pajisje për kultivimin e kanabisit, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.
Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vieç, banues në Krujë.
Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#Kultivonte #bimë #narkotike #pranga #26vjeçarit #në #Krujë
Java News