Zbulohen nga dronët bimë kanabisi në Krujë, autorët ende të paidentifikuar

Në një fshat të thellë malor në Krujë dronët kanë zbuluar 875 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nga policia me anë të djegies.
Në kuadër të fazës së 28-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, policia ka vijuar kontrollet në të gjitha zonat malore të Krujës. Nga këto kontrolle, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
#Zbulohen #nga #dronët #bimë #kanabisi #në #Krujë #autorët #ende #të #paidentifikuar
Lapsi