Aktualitet

28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët do ta çojnë çështjen në Strasburg

Është përkujtuar sot, 28-vjetori i tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën 81 persona që u nisën nga porti i Vlorës.

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti thotë se me dhënien e vendimit të Apelit vitin e kaluar, iu dha një goditje familjarëve të viktimave, ku sipas këtij vendimi ata që humbën jetën në Otranto, nuk u njohën si viktima të kësaj tragjedie.

“Edhe pse kanë kaluar 28 vite dhe shumë prej avokatëve nuk e marrin përsipër ndjekjen e cështjes në Srasburg, një grup nga familjarët e viktimave kanë nisur procedurat ta nisin cështjen në Strasburg. Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e shoqatës së familjarëve të viktimave të Otrantos, Pushime Çala, e cila është shprehur se do të kërkojë nga secili prej familjarëve të drejtën në gjykatën e Strasburgut, që pritet ti japë të drejtë familjarëve.

“Por duket që vitet që kanë kaluar, ka bërë që kjo tragjedi të mos marrë zgjidhje përfundimtare, si në aspektin e dënimeve, nuk ka qenë në burg asnjë prej 2 kapitenëve, as ai shqiptar dhe as ai italian”, tha gazetari,

#vite #nga #tragjedia #Otrantos #Familjarët #çojnë #çështjen #në #Strasburg
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button