Sport
Po të mos hynte Armando Broja, nuk ia shihnim ngjyrën portierit të Anglisë

Shqipëria humbi ndaj Anglisë në shifrat 2-0 në Wembley. Një ndeshje që la pak shije të mirë pas hyrjes së Armando Brojës, i cili dha shkëndijat e para me tre sulme të rrezikshme të Shqipërisë dhe e gjitha kjo në bazë të cilësive të sulmuesit të Evertonit. I ftuar në Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, zyrtari i Veronës, Dritan Dervishi, duartrokiti paraqitjen e Brojës në Wembley. (Intervista e plot)
“Kur hyri Broja me Anglinë, është individi, kampioni që të shtyn përpara. Ato tre sulmet e Brojës na lënë të kuptojmë shumë. Aty duhet të fillojmë, aty duhet të fillojë rruga e Shqipërisë, besimi me të cilin hyri Broja. Ai i dha një mësim të gjithëve që hyn në fushë dhe nuk kanë frikë nga Wembley. Pastaj Ëembley ishte kuqezi, nuk ishte i frikshëm. Unë kam parë Angli-Itali, ai ishte Ëembley i frikshëm. Po të mos hynte Broja, nuk do e shikonim ngjyrën e portierit kundërshtar”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/
#të #mos #hynte #Armando #Broja #nuk #shihnim #ngjyrën #portierit #të #Anglisë
SportExpress