Aktualitet

U la në qeli për aksidentin me 4 viktima në Fushë Prezë, zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Tentova të hapja dyert e automjetit, por flakët…

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres që u përplas nga pas nga katër të rinj në Fushë Prezë, duke shkaktuar vdekjen e tyre, është paraqitur sot përpara gjykatës. Ai është lënë në burg pa afat, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen tragjike.

Në dëshminë e tij, Krrashi u shpreh: “Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”, ka thënë ai përpara gjykatësve.

Aktualisht, hetimet për aksidentin vazhdojnë, dhe Krrashi do të mbetet në burg ndërkohë që hetimet për aksidentin e rëndë vazhdojnë.

#në #qeli #për #aksidentin #viktima #në #Fushë #Prezë #zbardhet #dëshmia #shoferit #të #betonieres #Tentova #të #hapja #dyert #automjetit #por #flakët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button