Aktualitet

“A pihet kafja në Angli?”, Rama u bën thirrje emigrantëve shqiptarë: Kthehuni në atdhe

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantë shqiptarë në Britani që të kthehen në atdhe.

“Kthehuni të pini një kafe tamam”, u shpreh kreu i qeverisë, duke shtuar se “a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!”.

Kryeministri theksoi se në Shqipëri “ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer”.

Edi Rama: Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.

Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!

E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë.

Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë d.m.th.

#pihet #kafja #në #Angli #Rama #bën #thirrje #emigrantëve #shqiptarë #Kthehuni #në #atdhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button