Aktualitet

Gjykata e Lartë lë të pandryshuar masën e sekuestros për vilën e Kryemadhit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi sekuestron për vilën te Kodra e Diellit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Kryemadhit, e cila kërkonte rrëzimin e dy vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, po tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë. Vila iu rikthye Fatime Kryemadhit në Apelin e GJKKO, ndërsa në Shkallën e Parë ishte pranuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e dy vilave.

Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror.

#Gjykata #Lartë #lë #të #pandryshuar #masën #sekuestros #për #vilën #Kryemadhit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button