Tentativë grabitje në një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër, i maskuari kërkon të marrë një shumë parash

Një tentativë grabitje ka ndodhur në një njësi të këmbimit valutor në Gjirokastër.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ngjarja sapo ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, në Bulevardin 18 Shtatori.
Dyshohet se një person me maskë ka hyrë tek një Exchange para pak minutave dhe ka tentuar që të grabisë një shumë të konsiderueshme parash.
Ndërkohë Policia e Gjirokastrës dhe vetë kreu i saj, Altin Merizaj, kanë shkuar në vendngjarje për të indentifikuar personin në fjalë, shkruan A2 CNN.
Në këto momente po kqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, ndërkohë që mësohet tentativa për grabitje ka dështuar dhe keqbërësi nuk ka arritur të marrë asnjë lekë.
#Tentativë #grabitje #në #një #pikë #të #këmbimit #valutor #në #Gjirokastër #maskuari #kërkon #të #marrë #një #shumë #parash
Java News