Aktualitet

Hyri ilegalisht në Shqipëri, emigranti pickohet nga gjarpri në Devoll

Kamëz

Një emigrant nga vendet e Lindjes, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin shqiptar është pickuar nga gjarpëri teksa po ecte në periferi të fshatit Trestenik të Devollit. Sipas informacioneve të policisë së Devollit, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë.

Banori ka gjetur dy emigrantë në fshat, njëri prej të cilëve kishte shfaqur probleme shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Personi është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burime nga policia theksojnë se ky shtetas është një emigrant përsëritës.

Pas ndihmës mjekësore ne spitalin e Bilishtit, dy emigrantët jane dërguar në spitalin e Korçës për mjekim më të specializuar.


#Hyri #ilegalisht #në #Shqipëri #emigranti #pickohet #nga #gjarpri #në #Devoll

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button