Një orë e gjysmë komunikim/ Detaji i padëgjuar i telefonatës, Trump mirëpret kërkesën e Putin për një lojë hokej

Me kalimin e orëve një tjetër detaj ka dalë në dritë për telefonatën mes Trump dhe Putin. Presidenti amerikan mbështet idenë e homologut nga Rusia për zhvillimin e ndeshjeve Hokej në Akull mes ekipeve përfaqësuese të vendeve.
Këtë e konfirmon Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov. Rusia është përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare të Hokejt në Akull pasi nisi një luftë për pushtimin e Ukrainës 3 vite më parë.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë në deklaratën pas bisedës telefonike, nuk e ka përmendur në asnjë rresht mundësinë për një ndeshje Hokej, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk po u përgjigjet interesimit për një koment.
Siç dihet, Putin është një tifoz i zjarrtë i sportit të Hokejt në Akull, ndërsa vazhdimisht merr pjesë në ndeshje miqësore
#Një #orë #gjysmë #komunikim #Detaji #padëgjuar #telefonatës #Trump #mirëpret #kërkesën #Putin #për #një #lojë #hokej
Java News