Aktualitet

Brenda “shtëpisë së barit” në Laknas, ventilatorë, llamba speciale dhe filtra për pastrimin e aromave!

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar pamjet  nga brenda shtëpisë së barit të zbuluar në Laknas. Policia arrestoi dy vëllezër, shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale.

 

Gjithashtu procedoi në gjendje të lirë babain e dy vëllezërve dhe arrestoi një punonjës të OSHEE për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

#Brenda #shtëpisë #së #barit #në #Laknas #ventilatorë #llamba #speciale #dhe #filtra #për #pastrimin #aromave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button