Aktualitet
I zhdukur prej ditësh, 40-vjeçari gjendet i pajetë në liqenin e Mushqetasë

Mëngjesin e kësaj të mërkure në liqenin e Mushqetasë është gjetur i pajetë 40-vjeçari I.V., që ishte denocuar i zhdukur që prej datës 14 Mars.
Sipas informacionit paraprak të policisë dyshohet që 40-vjeçari të jetë vetëmbytur.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se: Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
#zhdukur #prej #ditësh #40vjeçari #gjendet #pajetë #në #liqenin #Mushqetasë
Java News