Në listën e më të kërkuarve nga FBI, arrestohet në Meksikë “Veterani” i bandës famëkeqe MS-13

Autoritetet meksikane arrestuan Francisco Javier Roman Bardales, i njohur me pseudonimin “El Veterano”, një nga 10 personat më të kërkuar nga FBI dhe anëtar i dyshuar i bandës kriminale MS-13. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Sigurisë i Meksikës, Omar García Harfuch.
Sipas FBI-së, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të MS-13 dhe akuzohet për organizimin e aktiviteteve kriminale të bandës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe El Salvador. Ai dyshohet se ka urdhëruar dhjetëra akte dhune kundër civilëve dhe bandave rivale, si dhe për përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe skema zhvatjeje.
Një urdhër federal arresti ishte lëshuar kundër tij më 22 shtator 2022, duke e akuzuar për mbështetje për terroristët, konspiracion për narkoterrorizëm, konspiracion për zhvatje dhe kontrabandë me emigrantë.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, përmes një postimi në platformën X më 18 mars, deklaroi se Bardales do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë amerikane. Ky arrestim konsiderohet një goditje e madhe ndaj MS-13 dhe aktivitetit të saj kriminal ndërkombëtar.
#Në #listën #më #të #kërkuarve #nga #FBI #arrestohet #në #Meksikë #Veterani #bandës #famëkeqe #MS13
Java News