Aktualitet

“Luli ka lindur me këmishë nate”, Rama ironi me Bashën: Ia morëm dekanen nga çadra dhe ia bëmë kandidate të PS

Kryeministri Edi Rama, duke folur për listat e PS-së në rang vendi, tha se kanë edhe kandidatë për deputetë që dikur kanë qenë me PD-në.

Ai përmendi rastin e dekanes së Fakultetit Ekonomik në Vlorë, e cili është në listën e mbyllur të këtij qarku, duke thënë se dikur bënte thirrje “Rama ik” te çadra e opozitës poshtë Kryeministrisë.

Rama shtoi se gjërat evoluojnë, ndërsa ironizoi Lulzim Bashën, duke thënë “Luli nuk evoluon sepse është i përsosur.”

Më tej tha se Basha “është një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.”

Rama: Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.

#Luli #lindur #këmishë #nate #Rama #ironi #Bashën #morëm #dekanen #nga #çadra #dhe #bëmë #kandidate #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button