Policia e Kosovës aksion në veri dhe jug të Mitrovicës, cak kontrabanda me armë dhe municion

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar një operacion të gjerë policor në dy rajone të Kosovës, atë të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri”, ka thënë Kelani.
Operacioni është realizuar me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe ndërprerjen e aktiviteteve të paligjshme që kërcënojnë rendin dhe ligjin në këto rajone.
“Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, ka thënë Kelani për .
Ai ka shtuar se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë.
#Policia #Kosovës #aksion #në #veri #dhe #jug #të #Mitrovicës #cak #kontrabanda #armë #dhe #municion
gazetablic.com