Aktualitet

Presidentja me fjalë të mëdha për Bill Clintonin: Faleminderit për jetët e shpëtuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Berlin për “World Forum”, ku i pranishëm ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Ky i fundit u nderua atje me çmimin “Paqebërësi i Shekullit”.

Fjalë të mëdha pati Osmani për Clintonin, duke e falënderuar për krejt çka bërë për Kosovën në kohë lufte.

“Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, ka thënë Osmani.

Ndiqni më poshtë fjalimin e plotë:



#Presidentja #fjalë #të #mëdha #për #Bill #Clintonin #Faleminderit #për #jetët #shpëtuara
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button