Skënder Gega përzgjedh formacionin anti-Angli, mbetet jashtë Armando Broja

Skënder Gega ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ka përzgjedhur formacionin me të cilin beson se Shqipëria do të hyjë në fushë përballë Anglisë. Ish-trajneri i Partizanit ka cilësuar Jasir Asanin si të domosdoshëm në këtë moment për kuqezinjtë, ndërsa në sulm zgjedh Manajn me Uzunin përpara Brojës. Arsyeja e tij lidhet me faktin se Armando Broja vjen nga një dëmtim dhe nuk është në gjendjen e duhur fizike për të përballuar anglezët.
“Në portë Strakosha. Hysaj nuk është, kështu që Balliu. Në qendër besoj Gjimshiti me Ismajlin. Mbrojtësi i majtë është pak problem, nuk e di kush mund të adoptohet. Ramadani, Asllani, Bajrami pas sulmuesit kryesor. Jasir Asani sot për sot besoj është i domosdoshëm. E diskutuam që Broja ka dy muaj që s’luan. Edhe kur ishte mirë fizikisht i nxirrnim ndonjë gjë. Unë dua që të luajë ai që është më mirë fizikisht. Jasir Asani, Uzuni dhe Manaj treshja e sulmit”, ka thënë Skënder Gega./Sport Ekspres/
#Skënder #Gega #përzgjedh #formacionin #antiAngli #mbetet #jashtë #Armando #Broja
SportExpress