Alessandro Del Piero: “Juventusi është në një gjendje shumë të keqe”

Legjenda e klubit italian të futbollit, Alessandro Del Piero ka deklaruar se skuadra është në gjendje të keqe dhe nuk ka përgjigje.
“Skuadra është në një gjendje shumë të keqe dhe kjo nuk pasqyron aspak frymën e Juventusit. Mund të fitosh ose të humbësh, por duhet ta bësh gjithmonë me kokën lart. Asnjë nga ata që ishin në fushë nuk mund të thotë me qetësi se dhanë gjithçka.
Nuk ka asnjë reagim në fushë, asnjë përgjigje nga pankina: tre zëvendësimet e para ishin të gjithë mbrojtës! Shtatë gola të pësuar në dy ndeshje – nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Juventusit i mungon stabiliteti në formacion. Motta vazhdon të luajë një ekip të ndryshëm çdo herë. Për të konkurruar për vendin e katërt, duhet një përgjigje: klubi thotë se ky është objektivi kryesor, por për Juventusin, kjo duhet të jetë një detyrë minimale”, citohet Del Piero nga Sky Sport.
Juventusi ka fituar 52 pikë në 29 ndeshje dhe është pozicionuar në vendin e pestë në renditjen e Serie A.
/ Sport
#Alessandro #Del #Piero #Juventusi #është #në #një #gjendje #shumë #të #keqe
gazetablic.com