Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Ish-kreu u Bandës së Durrësi Lulzim Berisha ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Rinas pasi u ekstradua nga Madridi.

Nga aeroporti i Rinasit ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt Burgut 313.

Pavarësisht së Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e Lul Berishës në vendin tonë, raporton Euronews.al.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha jetonte në Alicante nën identitetin e rreme.



#Ekstradohet #nga #Spanja #në #Shqipëri #ishkreu #bandës #së #Durrësit #Lulzim #Berisha
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button