Gërxhaliu alarmon pas propozimit të ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës: Goditje e rëndë – rritja do të jetë më e lartë se 15%

Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për propozimin e ZRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se rritja do të jetë më shumë se 15 për qind, derisa e ka parë alarmuese situatën nëse rritet çmimi i rrymës, pasi do të jetë goditje e rëndë për qytetarët dhe bizneset private.
“Nuk ka qenë befasi kërkesa e ZRRE-së për rritje të çmimit të energjisë pasi që në janar ka qenë një kërkesë për rritje prej 35 për qind. Në rend të dytë, besoj se kjo rritje do të jetë shumë më e lartë se 15 për qind. Kemi pasur edhe tri rritje dhe për standardin e familjeve në Kosovë dhe e dyta do të jetë një goditje e rëndë për sektorin privat, në veçanti sektori prodhues”, është shprehur ai.
Sipas Gërxhaliut, mjerimi më i madh që e ka katandisur Kosovën, është dorëzimi përballë mafisë ballkanike.
#Gërxhaliu #alarmon #pas #propozimit #të #ZRREsë #për #rritje #të #çmimit #të #rrymës #Goditje #rëndë #rritja #të #jetë #më #lartë
gazetablic.com