Aktualitet

Shqipëria kthehet në “Perëndimin” e turqve, kinezëve dhe…/ Rreth 13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri, rriten kërkesat për lejeqendrim

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.

“Janë kryesisht të punësuar në turizëm. Ka edhe një rritje të deklarimit të punonjësve të huaj si pasojë e frikës nga kontrollet”, tha për A2 CNN, Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, shtoi Stërmasi.

Po sa kushton një punonjës i huaj?

“Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin”, shpjegon për A2 CNN, ekspertja e punësimit.

Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që thjesht duan të jetojnë në Shqipëri. të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se vitin e shkuar pati 13 mijë e 176 kërkesa për leje qëndrimi nga pak më shumë se 12 mijë të tilla gjatë 2023-shit.

Pjesa më e madhe e kërkesave erdhën nga Italianët me 2 mijë e 156 të tilla ndjekur nga indianët, turqit dhe qytetarët nga Kosova.

#Shqipëria #kthehet #në #Perëndimin #turqve #kinezëve #dhe #Rreth #mijë #të #huaj #të #pajisur #leje #pune #në #Shqipëri #rriten #kërkesat #për #lejeqendrim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button