Aktualitet

E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin… –

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik për premtimet e tij për heqjen e vizave amerikane dhe ato të BE..

“E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, ishalla nuk më ikën më. Pasaportat në BE pa qenë në BE, i jep vetëm Lul Basha. Sic tha do heqë vizat me Amerikën. I ka vënë emrin koalicionit euroatlantik, me ata flokët që nuk i lëvizin, sic shtrihet ngrihet. Dhe fle me mua ai”, tha Rama duke theksuar se shqiptarët lëvizin pa viza por nuk qëndrojnë dot më shumë se 3 muaj në vendet e BE.

Kontrollet, tha Rama vijojnë, me dokumentacionin, ndërsa me pasaportën e BE, nuk ke asnjë prej këtyre kontrolleve.

Nga Fieri, ku ka prezantuar kandidatët e qarkut për zgjedhjet e 11 majit, Rama ka bërë thirrje për ti dhënë votën PS me qëllim që të cojë përpara procesin e integrimit në BE.

#kam #ditë #gëzimi #sot #jam #lidh #Lulin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button