Si e shpjegoni që kaloi krejt në heshtje “protesta madhshtore” e Doktorit për mbylljen e TikTok-ut? –

Nga Armir Shkurti
Nëse të gjithë ( majtas – djathtas ) do kishin folur për të, do të thoja se vërtet qe madhështore dhe kish goditur në shenjë. Nëse do fliste vetëm njëri krah, do besoja se diçka ka lëvizur. Por nëse heshtin të gjithë.. ( përveç Armir Shkurtit ) atëhere, prit një herë!
Ne jemi në fushatë. Pas një muaji e ca bëhen zgjedhjet. Kryeministri ka një program politik Orwellian: parajsa – BE. Ferri – këneta. Armiku – Goldshtajni ( ose bufi ). Heroi? Shpëtimi? – Edi Rama.
Ndërsa opozita e çdo ngjyre Edi Ramën e ka njehsuar me të keqen absolute. Ramën e akuzojnë për korrupsion, vjedhje, pjesë e krimit të organizuar, armik të Shqipërisë, arkitekt dhe përfaqësues politik të oligarkisë, diktator, vjedhës votash, tiran, antidemokrat, satrap…
Në këto kushte, është e ligjshme, e drejtë, e moralshme çdo protestë, manifestim a revoltë kundër këtij djalli me kaq aktivitet satanik dhe katastrofal për vendin…
E di Doktor? Po të drejtohem me terma që ti i njeh që nga rinia, si kardiolog i shquar. Kur mjeku gjen diagnozën e saktë, por përdor mjekimin e gabuar, o është idiot ose kriminel.
Të thuash se Edi Rama është mafioz, kryekëput i korruptuar, autor i shpopullimit dhe rrënimit të vendit, por në protestë të çosh opozitarët për mbylljen e tiktokut, është si të diagnostikosh një të sëmurë me infarkt por ta fusësh në operacion për ti hequr bajamet. E vret Doktor! Siç keni vrarë at e bir ( ti me Lulin ) opozitën këta 3 mandate!!!!
Sonte ka qenë protesta më e mjerueshme dhe diskredituese në hisorinë e pluralizmit politik. Demokratët refuzuan të identifikohen me atë tallje publike, skizofrenike, jashtë jo vetëm realitetit dhe kontekstit politik por edhe logjikës njerëzore. Më karagjoz e bëri këtë manifestim fakti që pjesmarrësit protestonin për mbylljen por tiktoku vazhdon të jetë i hapur….
Të tjerat tirrini vetë, në mendjet tuaja, se nuk ka kuptim të vazhdoj unë me gjëra që janë ashiqare. Thjesht, në përgjigje të parashtersës time për doktorët dhe Doktorin, që kur venë diagnozën e saktë dhe trajtimin e bëjnë gabim, ju garantoj se Doktori ynë veç idiot s’është!
Meqë karnavali i sontëm s’është tjetër veç një argument më shumë për tezën time se Establishmenti është në lojë me njëri – tjerin, se Berisha është i lumtur po mbeti mbreti i opozitës, e po ashtu edhe Rama, kam një lutje për çdo demokrat, në kuptimin e mirëfilltë të këtij termi:
VËLLEZËR !
Eja ta shtyjmë Partinë Demokratike, se Doktori thjesht po bën sikur s’i bije motorino! Ta shtyjmë për ta ndezur me marsh e doktor brenda! Vetëm kështu AI nuk ka ku shkon! Do detyrohet ti japë kësaj makine gjigande, me emrin Partia Demokratike. Ka aq karburant opozitar, aq urrejtje popullore, saqë mjafton vetëm të ndizet kjo makinë. Edhe në vazhdoftë Doktori të sabotojë, fuqinë e të gjitha duarve bashkë , e gjithë mendjeve e zemrave bashkë, nuk ka shans ti ndalojë!
ÇOHUNI TË NDEZIM PD- në!
#shpjegoni #që #kaloi #krejt #në #heshtje #protesta #madhshtore #Doktorit #për #mbylljen #TikTokut
Java News