Tech

Fredi Beleri në burg/ Ambasadorja greke: Liroheni sa më shpejt, duhet të betohet si kyebashkiak i Himarës

Ambasadorja greke pati sërish një thirrje për çështjen Beleri. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash.Ambasadorja greke pati sërish një thirrje për çështjen Beleri. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash.

Në fjalën e saj ambasadorja Konstandina Kamitsi tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës.

“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja. 

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Për të disatën herë atij i rrëzohet kërkesa për masë më të butë sigurie se sa arresti në burg.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës. Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Shqiptarja.com

#Fredi #Beleri #në #burg #Ambasadorja #greke #Liroheni #më #shpejt #duhet #të #betohet #kyebashkiak #Himarës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button