Djali i vdiç nga droga, Arjeta Musliu: S’ka ndonjë peshore që e bën matjen e dhimbjes time!

Arjeta Musliu sjell një rrëfim të thellë dhe personal për “Expose”, ku flet për dhimbjen e papërshkrueshme që ka ndjerë pas humbjes fizike të djalit të saj nga përdorimi i substancave narkotike, raporton .
Djali i Arjeta Musliut ishte vetëm 19 vjeç kur ndërroi jetë, dhe për këtë ajo e sheh si një faktor edhe mungesën e institucioneve përkatëse që do të mund ta kishin ndihmuar.
“Është një temë që sa herë që përmendet nga mediat është një gjë e mirë, ndërsa për një nënë me vazhdu me jetu pa prezencën fizike të fëmijës është ndër sprovat më të rënda,” tha Arjeta, duke treguar dhimbjen që ajo ka përjetuar pas humbjes së djalit të saj.
Ajo shtoi më tej: “Jam ballafaquar me një dhimbje jashtzakonisht të madhe, nuk besoj që ekziston ndonjë peshore që e bën matjen e dhimbjes, por mbi të gjitha një pjesë e dhimbjes është shndërruar në një forcë, guxim e në një zbutje të dhimbjes për gjashtë vite që unë veproj në këtë qendër.”
Djali i saj, një i ri i mbarë që filloi të përdorte substanca narkotike, nuk ia doli të mbijetonte dhe ndërroi jetë nga pasojat e përdorimit të drogave. “Arsyeja dihet, se si një abuzues një i ri, një djalë i mbarë, përfundoi me ikje fizike, djali im. Mua si prind më kanë munguar institucionet që merren me përdoruesit e lëndëve narkotike,” shprehu dhimbjen Arjeta, duke theksuar edhe mungesën e institucioneve që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave.
Pas humbjes së djalit, Arjeta ka gjetur forcën për të vazhduar përpara dhe ka hapur një qendër që ofron mbështetje për individët e varur nga droga. “Pas humbjes së djalit tim, më janë duhur kohë që ta marr veten dhe mos të dorëzohem, sepse dorëzimi është forma më e lehtë. Unë jetoj me një dhimbje të fuqishme, por falë Zotit kemi atë forcën e brendshme që mos të dorëzohemi në stuhitë që na sjell jeta,” tha Arjeta, duke treguar për luftën e saj të përditshme për të përballuar dhimbjen dhe për të ndihmuar të tjerët që ndodhen në situata të ngjashme.
Intervista e plotë:
#Djali #vdiç #nga #droga #Arjeta #Musliu #Ska #ndonjë #peshore #që #bën #matjen #dhimbjes #time
gazetablic.com